Rusia sulmon Ukrainën në prag të bisedimeve SHBA–Ukrainë në Gjenevë
Forcat ruse i kanë sulmuar disa rajone të Ukrainës me dronë dhe raketa, në prag të bisedimeve të planifikuara mes ekipeve ukrainase dhe amerikane në Gjenevë të Zvicrës më 26 shkurt. “Dhjetëra persona janë plagosur si rezultat i këtij sulmi, përfshirë edhe fëmijë”, shkroi në rrjetet sociale presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, disa orë para nisjes së pritshme të bisedimeve. Ndërtesa banimi u përfshinë nga zjarri si pasojë e sulmeve, sipas videove të shpërndara nga shërbimet e emergjencës. Zelensky tha se Rusia lëshoi 420 dronë dhe 39 raketa, duke goditur gjithashtu infrastrukturën e gazit dhe nënstacionet e rrymës. Sulmet gjatë natës ndodhën disa orë para takimeve në Gjenevë, të cilat pritet të përqendrohen në një “paketë prosperiteti” të projektuar për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës, sipas zyrtarëve...
Burimi:
top-channel.tv