No Image Available

Rusia refuzon paqen për Pashkë, Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina

Rusia refuzoi një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën gjatë festës së Pashkëve, duke deklaruar se nuk ka marrë një propozim të qartë nga pala ukrainase. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u shpreh se nga deklaratat e presidentit Volodymyr Zelensky nuk rezulton një iniciativë e formuluar konkretisht për një armëpushim. Ai theksoi se Rusia nuk synon marrëveshje të përkohshme, por një zgjidhje përfundimtare të konfliktit. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Ukraina është e gatshme për çdo format armëpushimi, qoftë të plotë apo të kufizuar në sektorin energjetik. Sipas tij, një ndalim i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike gjatë Pashkëve do të ndihmonte edhe në zbutjen e krizës globale të energjisë, të ndikuar nga tensionet ndërkombëtare. Zelensky theksoi se Ukraina është e gatshme...