Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Rusia: Përparim i ngadaltë, por i qëndrueshëm në bisedimet për paqe në Ukrainë
Rusia sheh përparim të ngadaltë, por të qëndrueshëm në bisedimet e paqes me Shtetet e Bashkuara për Ukrainën. Kështu tha të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova. “Në procesin e negociatave për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, dua të them në procesin e negociatave me Shtetet e Bashkuara, ka përparim të ngadaltë por të qëndrueshëm”, deklaroi ajo. Zakharova shtoi se fuqitë e Evropës Perëndimore po përpiqeshin ta pengonin progresin dhe sugjeroi që Shtetet e Bashkuara t’i kundërviheshin lëvizjeve të tilla. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë...