Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Rusia përgjigjet pas sulmit ukrainas ndaj një cisterne nafte në Mesdhe, godet portin e Odesës, 7 të vdekur dhe 15 të plagosur
Një sulm me raketa ruse vrau shtatë persona dhe plagosi 15 të tjerë në rajonin e Odesës, thanë autoritetet ukrainase, në një sulm që besohet të jetë hakmarrje për sulmin e Ukrainës ndaj një cisterne ruse nafte në Mesdhe. “Armiku goditi infrastrukturën portuale të rajonit të Odesës: 7 të vdekur, 15 të plagosur”, shkroi guvernatori rajonal i Odesës, Oleg Kiper, në një postim, duke specifikuar se sulmi kishte në shënjestër objektet kritike portuale. I njëjti informacion u konfirmua nga Zëvendëskryeministri i qeverisë ukrainase, Oleksiy Kuleba, i cili raportoi në Telegram se “vonë natën, Rusia sulmoi infrastrukturën portuale në rajonin e Odesës me raketa balistike”, duke shtuar se të plagosurit po marrin ndihmën e parë. ‼️Russia just murdered 7 people, and injured 15 others in a...