Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë konsultime me dyer të mbyllura këtë të premte, 27 mars, për të diskutuar sulmet ndaj Iranit, me kërkesë të Moskës, raportojnë mediat shtetërore ruse, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po i afrohet muajit të dytë. Irani është goditur pothuajse çdo ditë që nga sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael më 28 shkurt, që nxitën nisjen e konfliktit dhe e përhapën atë në pjesë të mëdha të rajonit. “Federata Ruse ka kërkuar konsultime me dyer të mbyllura me Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të sulmeve të vazhdueshme ndaj infrastrukturës civile në Iran, përfshirë objekte arsimore dhe shëndetësore”, ka deklaruar Evgeny Uspensky, zëdhënës i përfaqësuesit rus në OKB, sipas agjencisë shtetërore TASS. Në ditën e parë të luftës, një...