“Rusia nuk po ndal sulmet”, Zelensky: Objektivi kryesor, infrastruktura e Kievit

“Rusia nuk po ndal sulmet”, Zelensky: Objektivi kryesor, infrastruktura e Kievit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se sulmet ruse ndaj Ukrainës, me fokus kryesor Kievin, janë ende në vazhdim. Sipas tij, Rusia ka përdorur rreth 500 dronë dhe 40 raketa, duke goditur energjinë dhe infrastrukturën civile të kryeqytetit. Në një postim në rrjetet sociale, Zelenskyy bëri të ditur se ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende një person nën rrënoja, ndërsa në disa zona të Kievit dhe rajonit përreth ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe ngrohjes. Ai theksoi se, ndërkohë që “përfaqësuesit rusë zhvillojnë biseda të gjata me SHBA-në”, sulmet në terren tregojnë se Moska nuk është e interesuar për paqe. Zelenskyy shtoi se presioni ndërkombëtar ndaj Rusisë mbetet i pamjaftueshëm dhe akuzoi presidentin Vladimir Putin se po përpiqet të shfrytëzojë çdo mundësi për t’i...