Rusia nis sulmet me raketa ndaj Ukrainës, katër të vrarë dhe disa të plagosur

Rusia nis sulmet me raketa ndaj Ukrainës, katër të vrarë dhe disa të plagosur

Forcat ruse nisën këtë të martë një valën të fuqishme sulmesh me raketa ndaj Ukrainës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Pas dëmtimeve në infrastrukturë, në Kiev u vendosën ndërprerje të emergjencës në furnizimin me energji elektrike. Operatori i rrjetit ukrainas, Ukrenergo, njoftoi se ndërprerjet emergjente u vendosën pas një sulmi të shkurtër, por intensiv me raketa mbi kryeqytet, sipas deklaratës së kreut të administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko. Kompania private ukrainase e energjisë DTEK raportoi se sulmi rus dëmtoi rëndë pajisjet në një nga termocentralet e saj. Që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022, Rusia ka synuar herë pas here sistemin energjetik të Ukrainës me raketa dhe dronë, duke tentuar të ndërpresë furnizimin me energji dhe...