Rusia ndalon eksportin e gazit drejt Europës?
Zëvendëskryeministri i Rusisë, Alexander Novak, tha të enjten se qeveria ruse do të mblidhet së shpejti për të diskutuar mundësinë e ndalimit të eksporteve të gazit drejt Europës. Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se Rusia mund të ndalojë furnizimet me gaz menjëherë, në një kohë kur çmimet e energjisë janë rritur për shkak të krizës me Iranin. Ai e lidhi këtë vendim të mundshëm, për të cilin tha se ende nuk është marrë, me dëshirën e Bashkimit Evropian për të ndaluar blerjet e gazit rus dhe të gazit natyror të lëngshëm (LNG). “Do të mblidhemi së shpejti, sipas udhëzimeve të presidentit, për të diskutuar situatën aktuale me kompanitë e energjisë dhe rrugët e mundshme të transportit për furnizimet tona energjetike”, u tha Novak gazetarëve....
Burimi:
opinion.al