Rusia mohon ndarjen e informacion me Iranin për forcat amerikane, Steve Witkoff: Pala ruse i tha Trump se nuk e kanë bërë një gjë të tillë
Zyrtarët rusë i thanë Presidentit amerikan, Donald Trump në një telefonatë të hënë se ata “nuk kanë ndarë” informacione mbi vendndodhjen e aseteve ushtarake amerikane, sipas të dërguarit Steve Witkoff. CNN ka raportuar se Rusia po i jep Iranit informacione në lidhje me vendndodhjet dhe lëvizjet e trupave, anijeve dhe avionëve amerikanë, sipas disa personave të njohur me raportimin e inteligjencës amerikane mbi këtë çështje. “Dje, në telefonatën me presidentin, rusët thanë se nuk kanë ndarë informacione. Kjo është ajo që thanë. Pra, e dini, ne mund t’i besojmë fjalës së tyre. Por ata na thanë këtë”, tha Witkoff gjatë një interviste me CNBC sot. E njëjta gjë, shtoi Witkoff, u komunikua në një telefonatë të veçantë që ai zhvilloi po ashtu të hënën me...
Burimi:
top-channel.tv