Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Rusia i ofroi strehim Maduros, amerikanëve iu kërkua të bënin durim”/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i presidentit venezuelian: Takimi në Vatikan, përpjekje për…
Në prag të Krishtlindjeve, Kardinali Pietro Parolin, zëvendëskomandant pas Papës dhe ndërmjetës i vjetër diplomatik, kontaktoi urgjentisht Brian Burch, ambasadorin e SHBA-së në Selinë e Shenjtë, për të diskutuar planet amerikane për Venezuelën, sipas dokumenteve të siguruara nga The Washington Post. Parolin pyeti nëse SHBA-të synonin vetëm trafikantët e drogës apo ishin pas ndryshimit të regjimit. Ai pranoi se Nicolás Maduro duhej të largohej, por kërkoi një rrugëdalje të sigurt. Dokumentet tregojnë se Parolin kërkoi gjithashtu akses te Sekretari i Shtetit Marco Rubio për të parandaluar gjakderdhjen dhe destabilizimin. Ai shpjegoi se Rusia ishte gati t’i jepte azil Maduros dhe iu lut amerikanëve për durim. Oferta ruse për të garantuar sigurinë dhe pasuritë e Maduros nuk u pranua; një javë më pas, Maduro dhe gruaja...