Rusia i jep Iranit këshilla se si të përdorë dronët, bazuar në përvojën në Ukrainë
Rusia po i jep Iranit këshilla specifike taktike mbi përdorimin e dronëve bazuar në përvojën e saj në luftën në Ukrainë dhe për synimin e objekteve amerikane në vendet e Gjirit, tha sot një burim perëndimor i inteligjencës për rrjetin televiziv amerikan CNN, pa specifikuar natyrën e saktë të këtyre këshillave. Megjithatë, Rusia ka përdorur dronë Shahed në Ukrainë, duke fluturuar në grupe dhe duke ndryshuar rregullisht kursin për të shmangur mbrojtjen ajrore. Deri më tani, ndihma ruse është përqendruar kryesisht në mbështetje të përgjithshme, por tani ajo përfshin këshilla taktike më specifike.Kremlini nuk ka komentuar për këtë çështje, ndërsa Shtëpia e Bardhë e ka minimizuar rëndësinë e informacionit, sipas CNN. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se "Rusia ka filluar të mbështesë regjimin iranian...
Burimi:
syri.net