Rusia dhe shpresa për paqe, shumica e rusëve presin fundin e luftës në 2026

Rusia dhe shpresa për paqe, shumica e rusëve presin fundin e luftës në 2026

Shumica e rusëve presin që lufta në Ukrainë të përfundojë në vitin 2026, sipas një sondazhi të kryer nga Qendra për Studimin e Opinionit Publik (VTsIOM). Duke prezantuar rezultatet e sondazhit, zëvendësdrejtori i VTsIOM, Mikhail Mamonov, tha se 70% e 1,600 të anketuarve besojnë se viti 2026 do të jetë një vit më “i suksesshëm” për Rusinë sesa viti 2025, ndërsa 55% besojnë se shpresa për një vit më të mirë lidhet me një përfundim të mundshëm të luftës në Ukrainë, të cilën Rusia e quan një “operacion ushtarak special”. “Arsyeja kryesore për optimizëm është përfundimi i mundshëm i operacionit ushtarak special dhe arritja e qëllimeve të deklaruara, në përputhje me interesat kombëtare të përcaktuara nga presidenti”, tha Mamonov gjatë prezantimit të rezultateve të sondazhit....