Rusia dënon ashpër “agresionin” amerikan në Venezuelë

Rusia dënon ashpër “agresionin” amerikan në Venezuelë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka dënuar të shtunën atë që e quajti një akt “agresioni të armatosur” nga Shtetet e Bashkuara ndaj Venezuelës, duke bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejshëm. Deklarata e Moskës vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se SHBA ka kryer sulme dhe pretendoi se presidenti venezuelian Nicolas Maduro është kapur dhe nxjerrë jashtë vendit. Autoritetet venezuelase kishin njoftuar më herët se vendi ishte sulmuar drejtpërdrejt pas shpërthimeve të dëgjuara në kryeqytetin Karakas dhe në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira. Ministri i Jashtëm Venezuelës, Yvan Gil, akuzoi Uashingtonin se po përpiqet të marrë kontrollin mbi burimet natyrore të vendit. Rusia ripërsëriti solidaritetin me popullin venezuelas dhe mbështeti thirrjet për një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit...