Rubio “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara

Rubio “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara

Shefi i diplomacisë amerikane, Marco Rubio u shpreh me rezerva për raundin e radhës së bisedimeve për një zgjidhje paqësore në Ukrainë që zhvillohet në Majami. Rezultati është ende i hapur, la të kuptohej ai, ndërsa shtoi se negociuesit kanë ende shumë punë për të bërë. “Unë mendoj, se kemi bërë përparime, por kemi ende një rrugë të gjatë përpara dhe natyrisht më e vështira vjen gjithmonë në fund|”, tha ai. Rubio pohoi se ai vetë do të jetë i pranishëm në bisedimet në Florida, por vetëm pjesërisht. I dërguari rus, Kirill Dmitriev njoftoi në platformën X se po nisej tashmë drejt Shteteve të Bashkuara. Përfaqësues të qeverisë së SHBA-së do të takohen në Majemi për të biseduar veçmas me përfaqësuesit e Kremlinit dhe të...