Rubio: Evropa duhet të mbijetojë. Sekretari Amerikan i Shtetit jep mesazhet në konferencën e sigurisë
Gjatë fjalimit në Konferencën e Sigurisë së Munihut, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se SHBA-ja dhe Evropa duhet të jenë së bashku. “Amerika po udhëheq rrugën për një shekull të ri të prosperitetit dhe ne duam që këtë ta bëjmë së bashku me ju, aleatët tanë të çmuar dhe miqtë tanë më të vjetër”. Duke iu përgjigjur shqetësimeve për një divorc të mundshëm transatlantik, sekretari Rubio tha se ky nuk është qëllimi i vendit të tij. “Ne nuk kemi nevojë të zhbëjmë institucionet globale të rendit të vjetër që kemi ndërtuar së bashku. Por, ato duhet të reformohen”. Kryediplomati amerikan theksoi se, edhe kur lindin mosmarrëveshje, ato burojnë nga një shqetësim i thellë për Evropën, jo vetëm nga perspektiva ekonomike apo ushtarake. “Ne...
Burimi:
vizionplus.tv