Rritja e çmimit të karburanteve, Mitsotakis shpall planin 300 milionë euro të masave lehtësuese: Ulje e menjëhershme me 20 cent për litër
Qeveria greke shpalli një paketë të re masash për të përballuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve të karburanteve, si pasojë e tensioneve dhe luftës në Lindjen e Mesme. Me një mesazh televiziv kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi katër ndërhyrje tek çmimet për muajt prill dhe maj, me një kosto totale rreth 300 milionë euro, me synim mbrojtjen e familjeve dhe ekonomisë nga vala e shtrenjtimit. Masa kryesore është subvencionimi i naftës për automjete me 16 cent për litër në rrjetin e shpërndarjes, që përkthehet në rreth 20 cent ulje në çmimin përfundimtar me TVSH. Paralelisht, do të jepet, ashtu si edhe ne momentet e fillimit të luftës me Ukrainën, edhe Karta Digjitale e Karburantit, e cila mund të përdoret në pikat e furnizimit me karburant, në...
Burimi:
top-channel.tv