Rritet çmimi i arit pas arrestimit të Maduros në Venezuelë

Rritet çmimi i arit pas arrestimit të Maduros në Venezuelë

Çmimet e metaleve të çmuara janë rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, pas kapjes së presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara, një zhvillim që ka rritur shqetësimet e investitorëve për rreziqet gjeopolitike. Në tregtimin e mëngjesit të së hënës në Azi, ari u rrit me rreth 1.8%, duke u tregtuar në nivelin 4,408 dollarë për ons, ndërsa argjendi shënoi një rritje prej afro 3.5%. Investitorët po orientohen drejt aseteve të njohura si “strehë të sigurta”. Ndërkohë, çmimet e naftës bruto mbetën relativisht të qëndrueshme, ndërsa bursat në rajonin Azi-Paqësor shënuan kryesisht rritje. Ari dhe argjendi kishin arritur nivele rekord gjatë vitit 2025, përpara se të pësonin rënie në fund të vitit. Pavarësisht kësaj, ari regjistroi performancën më të mirë vjetore që nga viti 1979,...