Rritet bilanci i viktimave nga protestat në Iran/ Shkon në 648 numri i të vdekurve, mijëra të tjerë të arrestuar

Rritet bilanci i viktimave nga protestat në Iran/ Shkon në 648 numri i të vdekurve, mijëra të tjerë të arrestuar

Të paktën 648 protestues janë vrarë në Iran gjatë demonstratave antiqeveritare, raporton Iran Human Rights, një grup të drejtat e njeriut me seli në Norvegji, ndërsa pothuajse 10,700 persona janë arrestuar. Grupi paralajmëron se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, por ndërprerjet e komunikimeve në të gjithë vendin po e bëjnë të vështirë verifikimin e informacionit. Sipas ‘BBC’, grupi i drejtat e njeriut ka bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare për të ndihmuar në dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe ka kërkuar presion ndaj autoriteteve iraniane për të ndaluar përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësorë. Në reagim, Donald Trump ka thënë se SHBA-të po shqyrtojnë “mundësi shumë të forta” për të ndërhyrë në Iran, duke theksuar se do të...