Rriten tensionet në SHBA, efektivët plagosin dy persona në Portland

Rriten tensionet në SHBA, efektivët plagosin dy persona në Portland

Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e enjte, më 8 janar, në Portland, Oregon, gjatë një përplasjeje me armë ku ishin të përfshirë agjentë federalë amerikanë. Autoritetet lokale konfirmuan se një burrë dhe një grua u dërguan në spital, por gjendja e tyre mbetet e paqartë. Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), ngjarja ndodhi pasdite, gjatë ndalimit të një anëtari bande venezueliane. Siç shkruan BBC, zyrtarët thanë se ai tentoi të përplasë agjentët me automjetin e tij, çka detyroi një prej tyre të qëllonte në vetëmbrojtje. Drejtuesi i makinës u largua nga vendi i ngjarjes së bashku me pasagjeren. “Kur agjentët u identifikuan tek pasagjerët e automjetit, drejtuesi e përdori automjetin si armë dhe tentoi të përplasë agjentët e ligjit. Duke u frikësuar për jetën...