Rriten tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA shton trupat, tenton kontrollin e ishullit që përbën 80% të eksporteve të naftës së Iranit

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA shton trupat, tenton kontrollin e ishullit që përbën 80% të eksporteve të naftës së Iranit

Rreth 2,200 ushtarë të tjerë po dërgohen nga SHBA drejt Lindjes së Mesme si pjesë e përpjekjeve kundër Iranit, raporton ABC News. Në operacion janë përfshirë edhe disa anije të shoqëruara nga rreth 20 avionë luftarakë. Grupi i sulmit pritet të caktohet në një operacion për të kontrolluar ishullin iranian Kharg në Gjirin Persik, një pikë kyçe që përbën rreth 80% të eksporteve të naftës së Teheranit. Ky zhvillim vjen ndërsa është dita e katërmbëdhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin si aleatë kundër Iranit. Forcat mbrojtëse të NATO-s kanë neutralizuar një tjetër raketë balistike që hyri në hapësirën ajrore turke, duke e bërë këtë sulmin e tretë me raketa të kapur në Turqi që nga fillimi i luftës....