Rriten tensionet në Arktik, Kanadaja hap konsullatën në Groenlandë
Kanadaja ka hapur zyrtarisht konsullatën e saj të parë në Groenlandë, duke shënuar një zgjerim historik të pranisë diplomatike në territorin arktik dhe një sinjal të fortë mbështetjeje për popullin groenlandez. Një delegacion i nivelit të lartë nga Otava, i kryesuar nga Guvernatorja e Përgjithshme Mary Simon dhe ministrja e Jashtme Anita Anand, mbërriti në Nuuk, i shoqëruar nga një anije e Rojës Bregdetare Kanadeze. Hapja e konsullatës vjen në një moment delikat gjeopolitik, pas deklaratave të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump për marrjen nën kontroll të Groenlandës. Në një fjalim para udhëtimit, Mary Simon theksoi se Kanadaja “mbështet fuqimisht të drejtën e popullit të Groenlandës për të vendosur vetë për të ardhmen e tij”. Vizita e saj ka edhe simbolikë të fortë kulturore,...
Burimi:
top-channel.tv