Rriten pasiguritë, gysma e kompanive ajrore europiane po shkurtojnë fluturimet
Gjysma e kompanive kryesore ajrore evropiane kanë nxjerrë në shitje këtë pranverë më pak fluturime se 1 vit më parë, pjesërisht edhe për shkak të mbylljes së tregut të Lindjes së Mesme. Shumë prej tyre kanë shkurtuar mijëra frekuenca vetëm në ditët e fundit për të përballuar koston rekord të karburantit të avionëve (kerosenit), ndërsa dy operatorë ultra low cost po lëvizin në drejtim të kundërt, duke zgjeruar aktivitetin e tyre: Ryanair dhe Wizz Air. Një programim jo i qëndrueshëm Të dhënat nuk janë përfundimtare: programimi për qershorin mund të pësojë shkurtime të mëtejshme. Edhe kur një kompani ajrore shfaq rritje krahasuar me vitin e kaluar, kjo rritje është zvogëluar ndjeshëm për shkak të pasojave të konfliktit në Lindjen e Mesme. Situata më e vështirë mund të vijë në fund...
Burimi:
javanews.al