Rrëzohet avioni me 110 ushtarë në Kolumbi, raportohet për dhjetra viktima

Rrëzohet avioni me 110 ushtarë në Kolumbi, raportohet për dhjetra viktima

Pamje nga aksidenti BOGOTA- Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u rrëzua të hënën në mëngjes menjëherë pas ngritjes nga Puerto Leguizamo, në Putumayo. Raportohet se në bord ndodheshin më shumë se 100 ushtarë. Deri më tani, dyshohet se 90 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur, por kjo nuk është konfirmuar ende nga qeveria. Ministri i Mbrojtjes Pedro Arnulfo Sanchez përmes një në një postim në rrjetet sociale shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, por nuk specifikoi numrin e tyre. Avioni u rrëzua disa minuta pasi u ngrit nga aeroporti. Shkaku i rrëzimit është ende i panjohur./ZËRI