Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona
Një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave, sipas autoriteteve lokale. Mes viktimave janë piloti, pesë studentë dhe pesë instruktorë. Avioni i përkiste një shkolle të hedhjeve me parashutë dhe ishte nisur nga aeroporti Nancy-Essey përpara se të rrëzohej. Policia ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën përreth aeroportit në departamentin Meurthe-et-Moselle, ndërsa shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje. Ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të aksidentit për të ndjekur nga afër situatën. Shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten ende të panjohura dhe autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Burimi:
vizionplus.tv