Rrëzimi i tre avionëve luftarake amerikanë, SHBA: U qëlluan gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit
Tre avionë luftarakë amerikanë janë rrëzuar aksidentalisht, ka njoftuar Komanda Qendrore e ShBA (CENTCOM). Sipas deklaratës zyrtare, avionët F-15 Strike Eagle u goditën gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit dje, në një moment kur hapësira ajrore ishte nën sulme aktive nga avionë iranianë, raketa balistike dhe dronë. “Gjatë luftimeve aktive, që përfshinin sulme nga avionë iranianë, raketa balistike dhe dronë, avionët luftarakë të Forcave Ajrore të SHBA-së u qëlluan gabimisht nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit”, thuhet në reagim. Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit mbetën të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Sipas CENTCOM, Kuvajti e ka pranuar incidentin dhe ka ofruar mbështetje në operacionin e vazhdueshëm. Avionët ishin pjesë e operacionit ushtarak kundër Iranit, të koduar “Operation Epic Fury”. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Kuvajtit...
Burimi:
top-channel.tv