Rrëzimi i tarifave të Trump nga Gjykata Supreme, ja sa para do duhet t’iu rimbursojë SHBA importuesve

Rrëzimi i tarifave të Trump nga Gjykata Supreme, ja sa para do duhet t’iu rimbursojë SHBA importuesve

Qeveria amerikane mund të detyrohet të kthejë më shumë se 175 miliardë dollarë në rimbursime të taksave të importit, pasi Gjykata Supreme vendosi të premten, me një votim 6-3, se tarifat e vendosura në mënyrë të njëanshme nga Presidenti Donald Trump ishin të paligjshme. Megjithatë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të premten vendosjen e një tarife globale prej 10% mbi importet amerikane, disa orë pasi Gjykata Supreme shpalli të paligjshëm kuadrin ligjor që ai kishte përdorur deri më tani për të vendosur tarifa në tregtinë me vende të ndryshme. Masa e re do të zëvendësojë shumë nga tarifat e rrëzuara nga Gjykata Supreme dhe do të zbatohet sipas Seksionit 122 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i cili i lejon presidentit të vendosë...