Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Katar, shkon në 7 numri i viktimave, mes tyre një ushtar turk
Shtatë persona janë gjetur të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak, tha Ministria e Brendshme e Katarit. Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se helikopteri pësoi një defekt teknik gjatë një misioni rutinë dhe u rrëzua në një zonë detare të vendit. Menjëherë më pas, u njoftua se një anëtar i Forcave të Armatosura Turke humbi jetë në aksident, ndërsa dy turq të tjerë, punonjës të ASELSAN, ishin në bordin e helikopterit. Në një postim në X, ministria tha se “operacionet e kërkim-shpëtimit” në ujërat territoriale të Katarit çuan në identifikimin e të shtatë personave në bordin e helikopterit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv