Rrëzimi i avionit amerikan në Irak, konfirmohen katër të vdekur
Katër nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën në rrëzimin e një avioni cisternë amerikan KC-135 në Irak, njofton Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara. Avioni ishte pjesë e operacioneve ushtarake në rajon dhe rrëzimi ndodhi në pjesën perëndimore të Irakut, një zonë kryesisht shkretinore dhe të izoluara. Operacionet e shpëtimit janë ende në zhvillim për të gjetur ekuipazhin. Autoritetet theksuan se rrëzimi i avionit “nuk u shkaktua nga armiku”, ndërsa hetimet për rrethanat e rrëzimit janë ende në zhvillim. Autoritetet amerikane dyshojnë se shkaku mund të ketë qenë një përplasje në ajër mes dy avionëve, një skenar i zakonshëm por kompleks në operacionet e furnizimit ajror, ku avionët KC-135 luajnë një rol kryesor. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv