Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, 66 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Një aeroplan i Forcave Ajrore Kolumbiane u rrëzua menjëherë pas ngritjes në jug të vendit të hënën, duke lënë të paktën 66 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, thanë zyrtarët. Komandanti i forcave ajrore Carlos Fernando Silva Rueda tha se në bord ishin 114 personel ushtarak, si dhe 11 anëtarë të ekuipazhit. Aeroplani, një C-130 Hercules i prodhuar në SHBA, i përdorur për transportimin e trupave, u rrëzua pranë qytetit të Puerto Leguízamo, në provincën Putumayo. Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Pedro Sanchez, e përshkroi incidentin pranë kufirit me Perunë si “thellësisht të trishtueshëm për vendin”. Municioni që mbahej në bord shpërtheu si pasojë e një zjarri në aeroplan, tha Sanchez më vonë. Imazhet e shpërndara nga mediat lokale tregojnë një re tymi që ngrihet nga...
Burimi:
ntv.al