Rreth 300 dronë ukrainas sulmuan territorin rus

Rreth 300 dronë ukrainas sulmuan territorin rus

Ukraina lëshoi 283 dronë kundër Rusisë gjatë natës, një nga numrat më të lartë që nga fillimi i luftës, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes. Rreth 90 nga mjetet ajrore pa pilot kishin në shënjestër rajonin e Rostovit, në kufirin me Ukrainën deklaroi guvernatori, Yuri Slyusar. Ndërsa në Rusinë jugperëndimore dy persona u plagosën pas një sulmi me dron që dëmtoi disa shtëpi. Negociatorët ukrainas dhe amerikanë pritet të takohen në Shtetet e Bashkuara të martën për bisedime të reja deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një përpjekje për të rinisur procesin e përfundimit të luftës.