Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Rrëmbimi masiv në shkollën katolike, lirohen 130 nxënës të tjerë në Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar lirimin e 130 nxënësve të tjerë, të rrëmbyer muajin e kaluar nga një shkollë katolike në Nigeri, duke konfirmuar se të gjithë fëmijët e marrë peng tashmë janë të lirë. Zëdhënësi i presidentit, Sunday Dare, shkroi në rrjetin social X se “130 nxënësit e rrëmbyer janë liruar, asnjë nuk ka mbetur në robëri”, duke e shoqëruar njoftimin me një foto të fëmijëve të buzëqeshur. Rrëmbimi ndodhi në fund të nëntorit, kur persona të armatosur sulmuan shkollën e konviktit St Mary, në zonën rurale Papiri, në Nigerin qendror, duke marrë me vete qindra nxënës dhe anëtarë të stafit. Më herët, rreth 100 nxënës ishin liruar në fillim të dhjetorit, ndërsa disa të tjerë kishin arritur të shpëtonin menjëherë pas sulmit. Numri i...