Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, kreu i KE: Përdorimi i forcës në territorin e një shteti tjetër ngre pyetje serioze…

Rrëmbimi i Maduros nga SHBA, kreu i KE: Përdorimi i forcës në territorin e një shteti tjetër ngre pyetje serioze…

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset ka folur lidhur me situatën në Venezuelë pas operacionit ushtarak amerikan të 3 janarit, ku presidenti Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën dhe u transportuan jashtë vendit nga forcat amerikane. Deklarata e plotë e Berset (e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës) thekson se situata nuk mund të reduktohet në një zgjedhje binare mes dënimit dhe mbështetjes, por tregon një ndryshim më të thellë në rendin botëror ku përdorimi i forcës normalizohet dhe ligji instrumentalizohet. “Çdo përdorim force në territorin e një shteti tjetër ngre pyetje serioze sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë parimet themelore të Kartës së OKB-së (sovraniteti, integriteti territorial dhe mosndërhyrja)”, tha Berset. Duke iu referuar Ukrainës si shembull, Berset theksoi...