Rradhë e gjatë makinash në Tehran! Qytetarët i ikin luftës
Radhë të gjata makinash janë bllokuar në rrugët e Teheranit, ndërsa qytetarët përpiqen të largohen nga kryeqyteti. Fotografi të publikuara nga vendi tregojnë automjete të ngjitura njëra pas tjetrës përgjatë rrugëve kryesore, me trafikun që ka arritur nivele të jashtëzakonshme pas valës së sulmeve të sotme nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Sot ka ndodhur një përshkallëzim i madh i luftës midis Izraelit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Izraeli dhe SHBA-ja kanë nisur një seri sulmesh ushtarake kundër objektivave të ushtrisë iraniane. Këto sulme janë bërë kryesisht me raketa dhe avionë luftarakë drejt bazave ushtarake dhe objektivave strategjike në Iran. Qëllimi i Izraelit dhe SHBA-së ishte të dobësonin kapacitetet ushtarake të Iranit dhe të pengonin kërcënimet që sipas tyre vinin nga programet raketore...
Burimi:
syri.net