Roma bëhet skenë e ideologjisë së Trump/ Peter Thiel flet për ‘Antikrishtin modern’
Ka mbërritur në Romë, Peter Thiel, një nga financuesit më të njohur të lëvizjes politike amerikane Make America Great Again, i cili zhvillon konferencën e tij të parë në Itali. Deri të mërkurën, 17 mars, bashkëthemeluesi i PayPal dhe Palantir, kompania e njohur për analizën e të dhënave, e mbështetës i administratës Trump do t’i flasë një audience të përzgjedhur dhe misterioze për atë që ai e konsideron Antikrishtin e kohëve moderne. Thiel ka shpjeguar këtë koncept në librin e tij “Momenti Strauss-ian”, ku pohon se epoka jonë ka nisur më 11 shtator 2001. Sipas tij, Antikrishti i sotëm përfaqësohet nga figura dhe institucione që pretendojnë se sjellin paqe dhe stabilitet, por që, sipas Thiel, kufizojnë lirinë e qytetarëve. Në këtë listë ai përfshin emra...
Burimi:
syri.net