“Roja e Arktikut”, NATO operacion për Groenlandën: Trumpi të kënaqet me kaq

“Roja e Arktikut”, NATO operacion për Groenlandën: Trumpi të kënaqet me kaq

NATO po diskuton mënyrat për uljen e tensioneve politike mes Danimarkës dhe SHBA-së mbi të ardhmen e Groenlandës, dhe një prej tyre është krijimi i një misioni të aleancës, të pagëzuar si “Roja e Arktikut”. Propozimi u diskutua në Bruksel pas interesimit të hapur të SHBA-së për Groenlandën, përfshirë edhe deklarata që nuk përjashtojnë përdorimin e forcës. NATO-ja ka përvojë me misione të ngjashme si “Roja e Baltikut” dhe “Roja e Lindjes”, të cilat konsiderohen të suksesshme. Disa vende evropiane, përfshirë Belgjikën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, mbështesin rritjen e angazhimit të aleancës në Arktik, sidomos për shkak të interesimit në rritje të Rusisë dhe Kinës, ndërsa shkrirja e akullit po hap rrugë të reja detare. Megjithatë, ka rezerva të mëdha praktike dhe politike. Një...