Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Roja Bregdetare e SHBA-së ndjek një tjetër anije-cisternë nafte pranë Venezuelës
Bota E Diel, 21 Dhjetor 2025 21:07 Roja Bregdetare e SHBA-së njoftoi të dielën se po gjurmon një tjetër anije-cisternë nafte në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës, duke shënuar veprimin e dytë të tillë gjatë fundjavës dhe të tretin brenda javës së fundit. Ky veprim vjen në kuadër të “bllokadës” së shpallur nga Donald Trump, e cila synon të gjitha anijet-cisterna të naftës nën sanksione që udhëtojnë drejt ose nga Venezuela. Një zyrtar i tha Reuters se anija-cisternë i nënshtrohet sanksioneve, duke theksuar se është pjesë e “flotës së errët” të Venezuelës që shmang sanksionet. Zyrtari konfirmoi se bëhet fjalë për një anije të sanksionuar që është pjesë e evazionit ilegal të sanksioneve nga Venezuela. Fushata e presidentit amerikan për të rritur presionin ndaj presidentit autoritar...