Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë
“Mijëra robotë të armatosur” në kuptimin ushtarak duken më shumë si një mesazh marketingu sesa një plan real, thotë për Radion Evropa e Lirë Nikolla Lluniq, konsulent në fushën e gjeopolitikës dhe sigurisë në Beograd. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi në fillim të shkurtit se Serbia do të ketë “mijëra robotë të armatosur” nga Kina në paradën e ardhshme ushtarake gjatë vitit 2026. Në këtë mënyrë, sipas tij, shteti do të sigurohet edhe më shumë. “Por, për të gjitha këto, më duhet t’i lutem presidentit të Kinës, Xi Jinping, dhe shpresoj që si mik i Serbisë të na ndihmojë”, tha Vuçiq më 2 shkurt. Atë ditë, ai u përshëndet edhe me Luka-n, një robot humanoid kinez, i cili u prezantua nga kompanitë Minth Group dhe...
Burimi:
syri.net