Rob Jetten krijon histori, bëhet kryeministri i parë homoseksual i Holandës

Rob Jetten krijon histori, bëhet kryeministri i parë homoseksual i Holandës

Bota E Hënë, 23 Shkurt 2026 16:21 Holanda ka çelur një faqe të re në historinë e saj politike. Rob Jetten u betua si kryeministër dhe u bë lideri i parë homoseksual që drejton qeverinë holandeze. 38-vjeçari që udhëheq partinë centriste D66, fitoi zgjedhjet në tetor duke lënë pas me diferencë të ngushtë partinë e ekstremit të djathtë të Geert Wilders. Të hënën, përpara mbretit Willem-Alexander, ai mori zyrtarisht detyrën, duke u bërë edhe kryeministri më i ri në historinë e vendit. Qeveria e tij është koalicion me Kristian Demokratët dhe Partinë Popullore për Liri dhe Demokraci. Pra, një kombinim i qendrës me të djathtën, në një moment kur klima politike në Europë është bërë më e tensionuar.