Rihapje e kufizuar e Rafahut në sfondin e një armëpushimi të paqëndrueshëm

Rihapje e kufizuar e Rafahut në sfondin e një armëpushimi të paqëndrueshëm

Bota E Diel, 1 Shkurt 2026 09:01 Autoritetet izraelite pritet të rihapin më vonë sot pikën kufitare Rafah, në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, e cila ka qenë e mbyllur që nga maji i vitit 2024, me përjashtim të një hapjeje të shkurtër. Megjithatë, kalimi do të lejohet vetëm për këmbësorët dhe nën masa shumë të rrepta sigurie. Rihapja e Rafahut ishte pjesë e planit të Presidentit amerikan Donald Trump, i pranuar nga qeveria izraelite në tetor, dhe vjen në një moment kur armëpushimi mbetet tejet i brishtë. Të shtunën, sipas mbrojtjes civile në Gaza, nga granatimet izraelite humbën jetën 32 persona, mes tyre gra dhe fëmijë. Ushtria izraelite deklaroi se sulmet u kryen si reagim ndaj shkeljeve të armëpushimit. Pika kufitare Rafah...