Rifillojnë edhe një herë negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ja kur do të takohen zyrtarët e të dyja vendeve

Rifillojnë edhe një herë negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ja kur do të takohen zyrtarët e të dyja vendeve

Negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duket se kanë rinisur pas disa ditësh paqartësish, pas anulimit të papritur të takimit bërthamor të planifikuar për në Stamboll. Sipas Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, bisedimet do të zhvillohen të premten, më 6 shkurt, rreth orës 10:00 të mëngjesit në Oman. Njoftimi i Araghchi i dha fund spekulimeve mbi formatin e negociatave dhe vendin e takimit, pas një ditë pasigurie. Para këtij njoftimi, një zyrtar izraelit kishte thënë se “hendeku midis palëve është shumë i gjerë për t’u kapërcyer.” Sipas Axios, planet për takimin u rivendosën për shkak të presionit të ushtruar nga disa udhëheqës arabë dhe myslimanë mbi administratën Trump, e cila pranoi të vazhdojë me rrugën diplomatike. Megjithatë, ky zhvillim nuk ka ardhur pa...