“Rezultatet nuk janë të besueshme”/ Presidenti i Ugandës fiton me një avantazh të thellë zgjedhjet, lë shumë pas rivalin e tij politik

“Rezultatet nuk janë të besueshme”/ Presidenti i Ugandës fiton me një avantazh të thellë zgjedhjet, lë shumë pas rivalin e tij politik

Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, ka siguruar një epërsi të madhe në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të enjten, duke lënë shumë pas rivalin e tij kryesor, Bobi Wine. Megjithatë, partia e këtij të fundit ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e rezultateve. Sipas të dhënave paraprake nga rreth 70% e qendrave të votimit, Museveni ka marrë 75% të votave, ndërsa Wine 21%. Sipas ‘BBC’, partia e Wine njoftoi në rrjetet sociale se një helikopter kishte zbritur në oborrin e shtëpisë së tij në kryeqytet, Kampala, dhe se ai ishte marrë me forcë drejt një destinacioni të panjohur. Pretendimi nuk ka mundur të verifikohet, pasi qasja në internet është ndërprerë. Më herët, Wine deklaroi se ishte vendosur në arrest shtëpiak, me forca të shumta sigurie që rrethonin...