Rezidenca e vendimeve strategjike: Trump ndjek sulmet ndaj Iranit nga Mar-a-Lago!

Rezidenca e vendimeve strategjike: Trump ndjek sulmet ndaj Iranit nga Mar-a-Lago!

Mar-a-Lago-donald trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot nisjen e një operacioni ushtarak në Iran, ndërsa raportohet se fillimin e sulmeve e vëzhgoi nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, një pronë që prej vitesh është përdorur edhe për takime dhe konsultime mbi çështje të ndjeshme të mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare. "Menjëherë pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Palm Beach për një vizitë fundjave në pronën e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Presidenti Donald Trump njoftoi "operacione të mëdha luftarake" në Iran  që synojnë zhdukjen e  programit të raketave balistike të Teheranit dhe dobësimin e regjimit të Ajatollah Ali Khameneit.", raportojnë mediat.  Por, Trump nuk ndodhej vetëm. Burime për mediat e huaja bëjnë me dije se Trump shoqërohej nga Pete Hegseth dhe Dan Caine, me të cilët kishte analizuar për javë...