Reza Pahlavi në Konferencën e Sigurisë mes tensioneve për Iranin

Reza Pahlavi në Konferencën e Sigurisë mes tensioneve për Iranin

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit dhe një nga figurat më të njohura të opozitës iraniane në mërgim, pritet të marrë pjesë javën e ardhshme në Konferencën e Sigurisë në Mynih, thanë burimet. Organizatorët i thanë se Pahlavi, 65 vjeç, ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencën që do të mbahet nga 13 deri më 15 shkurt dhe që mbledh liderë të lartë politikë dhe ekspertë të sigurisë në hotelin ”Bayerischer Hof” në Mynih. Qeveria e Iranit fillimisht ishte ftuar në këtë konferencë, por më pas ftesa u tërhoq pas shtypjes së dhunshme të protestave, ku mbetën të vrarë mijëra persona. Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte këshilluar kundër ftesës për Teheranin. Pahlavi ka shprehur mbështetje për protestat masive kundër udhëheqjes iraniane dhe shihet...