Rexhep Selimi mbrohet në Hagë, avokatët: Prokuroria, pretendime dhe akuza pa asnjë provë 

Rexhep Selimi mbrohet në Hagë, avokatët: Prokuroria, pretendime dhe akuza pa asnjë provë 

Në ditën e pestë të deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-krerëve të UCK-së në Hagë, avokati i Rexhep Selimit deklaroi se prokuroria speciale i është referuar në akuzat e saj, disa dokumenteve pa datë dhe të panënshkruara. “Mungesa e dokumenteve është një lloj dëshmie që nuk ekzistonte një strukturë e mirëorganizuar e Rendit Publik… mendojeni për një çast sa i rëndësishëm do të ishte roli i shefit operativ të policisë së një vendi, edhe në një situatë jashtë konfliktit në Kosovë. Kjo do të ishte një detyrë herkuliane. Minimalisht do të kishim pritur të shihnim urdhra, udhëzime që të buronin prej këtij komandanti operativ drejtuar vartësve, por s’kemi parë asnjë të tillë. Asnjë shembull të ndonjë urdhri, një udhëzimi, në asnjë moment, në asnjë zonë...