Republika Çeke do të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë L-159
Republika Çeke po përgatitet t’i furnizojë Ukrainës avionë luftarakë që mund të rrëzojnë dronët që vijnë, i tha Presidenti i vendit Petr Pavel homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky . Pavel nuk dha detaje, por siç kishte thënë dy vjet më parë, avionët luftarakë L-159 të prodhuar në Çeki mund të transferohen në Ukrainë. “Republika Çeke mund të sigurojë në një kohë relativisht të shkurtër disa avionë luftarakë të madhësisë së mesme, të cilët janë jashtëzakonisht efektivë në luftimin e dronëve, dhe besoj se do të jemi në gjendje ta përfundojmë shpejt dhe me sukses këtë çështje”, tha Pavel në një konferencë shtypi me Zelenskyn. Ai tha se Praga gjithashtu mund të furnizojë sisteme paralajmërimi të hershëm, siç janë radarët pasivë. Pavel, një ish-gjeneral ushtrie...
Burimi:
syri.net