Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

Rënie e hyrjeve të refugjatëve në Bashkimin Europian në vitin 2025

Vitin e kaluar, në kufijtë e jashtëm të BE-së u regjistruan dukshëm më pak kalime të parregullta kufitare sesa në vitin 2024. Megjithatë, sipas Frontex, itinerare arratisjeje u përdorën më shpesh në vitin 2025. Numri i kalimeve të parregullta kufitare të regjistruara në Bashkimin Evropian ra me 26 përqind vitin e kaluar krahasuar me vitin 2024. Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex), me seli në Varshavë të Polonisë, raporton gati 178,000 përpjekje për kalim kufiri në BE. Kjo është shifra më e ulët që nga viti 2021. Shumica e personave që Frontex identifikoi gjatë kalimeve të parregullta kufitare ishin qytetarë nga Afganistani, Egjipti dhe Bangladeshi, sipas raportit të fundit të publikuar nga Frontex. Situata në kufijtë e jashtëm të BE-së mbetet e pasigurt...