Rënia e të preferuarit të Xi-së: Si hetimi për korrupsion trondit ushtrinë më të lartë të Kinës

Rënia e të preferuarit të Xi-së: Si hetimi për korrupsion trondit ushtrinë më të lartë të Kinës

Një hetim është duke u zhvilluar kundër zëvendësit të Xi Jinping në komandën supreme të ushtrisë kineze. Arsyet janë vetëm spekulime për momentin. Si nuk duket se u beson më atyre. Skandali i korrupsionit trondit kreun e ushtrisë në Kinë. Gjatë fundjavës u njoftua se një nga dy nënkryetarët e Komisionit të fuqishëm Qendror Ushtarak, Zhang Yuxiao, si dhe një tjetër gjeneral i lartë, Liu Zhenli, po hetoheshin për "shkelje të rënda disiplinore". Në terminologjinë e propagandës kineze, kjo do të thotë se të dy u liruan nga detyrat e tyre për shkak të korrupsionit, shkruan Deutsche Welle . Komisioni Qendror Ushtarak është komanda supreme e përbashkët e të gjitha degëve të forcave të armatosura të Kinës: Ushtrisë, Marinës, Forcave Ajrore, Forcave Raketore, Policisë Ushtarake, Ushtrisë Kibernetike...