Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Rendi botëror po shembet”, Danimarka e tronditur nga ambiciet amerikane për Groenlandën
Mundësia e një ndërhyrjeje apo edhe “blerjeje” të Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar tronditje në Danimarkë dhe shqetësim të thellë në mbarë Evropën. Shkrimtarja e njohur daneze Dorthe Nors e përshkruan situatën si një moment historik që vë në pikëpyetje rendin botëror dhe të ardhmen e sigurisë evropiane. Në një intervistë të fundit, Nors, një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë daneze dhe finaliste e Man Booker Prize në vitin 2017 shprehet se shoqëria daneze po përjeton frikë dhe pasiguri përballë ndryshimeve të papritura në politikën globale. “Ne danezët jemi të frikësuar. Rendi botëror po ndryshon me shpejtësi. Jemi në një situatë të çuditshme: qëndrojmë, mbajmë frymën dhe presim”, thotë ajo, duke kujtuar se për dekada me radhë SHBA-të kanë qenë shtyllë e...