Rekord historik, administrata Trump anulon mbi 100 mijë viza amerikane
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shënuar një rekord historik anulimi të vizave, duke revokuar mbi 100 mijë viza për shtetas të huaj vetëm gjatë vitit 2025, më shumë se dyfishi i anulimeve të vitit 2024, viti i fundit i administratës së Presidentit Joe Biden, sipas një raportimi të FOX News. Ky shpërthim anulimesh vjen menjëherë pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, i firmosur që në ditën e parë të mandatit të tij, për forcimin ekstrem të verifikimeve ndaj shtetasve të huaj. Gjatë vitit 2024 ishin anuluar më pak se gjysma, apo rreth 40 mijë viza. Pjesa dërrmuese e anulimeve lidhet me viza turistike dhe biznesi, kryesisht për shkak të qëndrimit përtej afatit të lejuar. Por goditja nuk ka kursyer as kategoritë e tjera: rreth...
Burimi:
top-channel.tv