Regjimi në Teheran kërcënon Evropën me celulat e fjetura të spiunazhit

Regjimi në Teheran kërcënon Evropën me celulat e fjetura të spiunazhit

Evropa dhe Gjermania në veçanti rrezikojnë të përballen me një sërë problemesh të lidhura me sigurinë, pas vrasjes së Ajatollah Ali Khamenei nga sulmi amerikano-izraelit. Kjo, për shkak të një urdhri të shpërndarë nga regjimi, që bën thirrje për kryerjen e sulmeve nga celulat e fjetura të spiunazhit në mbarë kontinentin e vjetër. Pas vdekjes së liderit suprem, i Madhi Ajatollah Nasser Makarem Shirazi shpërndau më 1 mars një urdhër për luftë të shenjtë kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Urdhri, i njohur në gjuhën lokale me emrin “fatwa”, thotë se të gjithë myslimanët janë të detyruar të marrin hak për “gjakun e martirit” dhe identifikon Amerikën dhe shtetin hebre si përgjegjësit kryesorë të krimit në dëm të tij. “Fatwa” lëshohet nga një autoritet fetar...